Menu

Takim bilateral në Washington me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

0 Comments
Pritje e miqësore në Washington, e perfaqësise së Keshillit të Ambasadorëve Shqiptarë nga partnerët e tyre, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Presidenti i ketij Këshilli, Ambasadori Timothy A. Chorba dhe Presidenti i Keshillit te Ambasadoreve Shqiptarë, Ambasadori Besnik Mustafaj, biseduan për ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjate midis dy organizatave, me qëllim zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta si në Tiranë e në rajonin tonë edhe në Washington, në mbështetje të politikës së jashtme.
Ndër të tjera, u ra dakort për të organizuar në tiranë një konferencë të përbashkët mbi sigurinë në rajon. 
Gjithashtu Këshilli Ambasadorëve Amerikan do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri vitin e ardhshëm për t’u takuar me anëtare të Këshillit të Ambasadorëve dhe funksionarë të shtetit Shqiptarë.