Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takohet me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë.

0 Comments

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati një dreke pune me Ambasadoren e Republikës Helene në Shqipëri Zonja Eleni Sourani.

Greqia është një partner i rëndësishëm politiko-ekonomik për Shqipërinë ku jetojne dhe punojnë qindra mijra Shqiptarë të cilët kanë krijuar lidhje të forta shoqërore dhe familjare.

Ndamë sëbashku qëndrimin e njejtë, se nuk ka gjë më të rëndësishme se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve me të cilët n’a bashkon interesi i përbashkët për paqen, begatinë dhe të ardhme të sigurtë për popujt tanë.

Shkëmbyem gjithashtu opinionet tona se si mund të forcojmë me tejë marrëdhëniet dy palëshe dhe mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin tonë për në Bashkimin Evropian.
Vendodhja jonë gjeografike ka përcaktuar gjithashtu fatin për të jetuar dhe punuar sëbashku për ti dhënë popujve tanë, shpresë për një të ardhme të përbashkët në Evropën e Bashkuar.