Menu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i uron mirë se ardhjen dy anëtarve me të rinj.

0 Comments

1 tetor 2019,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i uron mirë se ardhjen dy anëtareve më të rinj, Znj. Alma Lama, ish-Ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali dhe zotit. Avni Spahiu ish-Ambasador i Republikës së Kosovës në SHBA dhe Turqi.

Anëtarsimi i tyre është padyshim një vlerë e shtuar për Këshillin i Ambasadorëve Shqiptarë, të këtij grupi diplomatesh të shquar që janë mbledhur sëbashku për të mbështetur dhe promovuar politikën e jashtme kombëtare Shqiptare.

Ambasador Avni Spahiu është një intelektual me emër i Kosovës, shkrimtarë, publiçist, gazetar dhe një qytetarë e diplomat respektuar.

Ambasadore Alma Lama vjen gjithashtu nga një pervojë e spikatur si gazetare, politikane dhe një aktiviste e dalluar për të drejtësi sociale dhe barazi gjinore në të gjithë karierën e saj.