Menu

Drekë pune me Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, SH.T. Makoto ITO

0 Comments

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pati sot një drekë pune me Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, SH.T. Makoto ITO, një diplomat me përvojë dhe i respektuar nga gjithë kolegët e trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri.

Ambasador ITO është, një mik i Shqiptarëve, si dhe Ambasadori i parë i Japonisë në Shqipëri prej rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike.

Patëm sëbashku një bisedë konstruktive mbi marrëdheniet tona dypalëshe ekonomike dhe politike, si dhe folëm për mundësinë për të patur një regjim të lëvizjes pa viza në dy vendet tona.

Falenderuam gjithashtu Ambasadorin Ito, për mbështetjen ekonomike që Japonia i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet agjensive qeveritare për asistencën ndërkombëtare JAICA dhe ODA dhe ofrouam ndihmën tonë nëse do të ishte nevoja.

Ambasador ITO është një nga mbështetësit e vazhduëshëm i CAA si dhe e konsideron rolin e Këshillit të domosdoshëm në mbështetje të politikes tonë të jashtme kombëtare.