Menu

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi “korigjimin e kufijve”.

0 Comments

 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombëtarë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimin për qëndrime të tejkaluara në kohë  të ashtuquajtura opsioni i “korrigjimit të kufijve”, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në oponionin publik dhe brënda të gjithë faktorit shqiptarë. 

 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë të cilat kanë përjashtuar opsionin e korigjimeve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtarë.

 

Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatave duhet të jenë domosdoshmërisht në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të  partnerëve strategjik SHBA dhe BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucionet e Kosovës përfaqësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me pergjegjësi këtë proçes i cili është shumë i rendësishëm për stabilitetin në rajonin tonë.

 

Përmbushja me sukses sfidave të brendëshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e demokracise dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsueshëm ndaj qytarëve dhe miqve ndërkombëtarë të Kosovës.

 

http://www.gsh.al/2018/08/06/korrigjimi-i-kufijve-reagon-keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-te-respektohet-kushtetuta-e-kosoves/

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-dialogu-me-serbine-vetem-sipas-kushtetutes-174112/

https://kosova.info/2018/08/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-e-quan-te-tejkaluar-idene-e-thacit-per-korrigjim-kufijsh/

https://sot.com.al/rajoni/shkembimi-territoreve-kosove-serbi-keshilli-ambasadoreve-shqiptare-korrigjimi-i-kufijve

http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/08/06/ndarja-e-kosoves-keshilli-i-ambasadoreve-kunder-qendrim-i-tejkaluar-ne-kohe/

https://www.cna.al/2018/08/06/korrigjimi-i-kufijve-mes-kosoves-dhe-serbise-reagon-keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare/

https://gazetablic.com/ceshtja-e-korrigjimit-te-kufijve-vjen-reagimi-edhe-nga-keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare/

http://fax.al/read/news/17091687/18559129/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-dialogu-vetem-sipas-kushtetutes

http://www.javanews.al/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-kunder-thacit-korrigjimi-i-kufijve-opsion-i-tejkaluar-ne-kohe/

http://gazetaliria.info/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-e-quan-te-tejkaluar-idene-e-thacit-per-korrigjim-kufijsh/

http://www.ekonomiaonline.com/politike/keshilli-ambasadoreve-shqiptare-e-quan-te-tejkaluar-idene-e-thacit/

http://360grade.al/127217/%E2%80%8Bkeshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-dialogu-me-serbine-vetem-sipas-kushtetutes/

http://www.faktiditor.ch/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-e-quan-te-tejkaluar-idene-e-thacit-per-korrigjim-kufijsh/

https://www.koha.net/arberi/109645/diplomatet-shqiptare-kunder-idese-se-thacit-per-korrigjim-kufijsh/

http://www.faktor.al/2018/08/07/diplomatet-shqiptare-dalin-kunder-idese-se-thacit-per-korrigjim-kufijsh/

http://www.balkanweb.com/deklaratat-e-thacit-per-kufijte-keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-kunder-qendrim-i-tejkaluar-ne-kohe/