Menu

Deklaratë e Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi dorëheqjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj.

0 Comments

Tiranë 19 Korrik 2019

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktin prej burri shteti, shpreh keqardhjen për dorëheqjen e papritur të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj dhe ngre shqetësim për motivet që e detyruan në marrjen e këtij vendimi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh besimin e plotë në pafajësinë e Tij, ashtu si dhe herë të tjera, dhe uron që të kthehet sa më shpejt për t’u vënë në shërbim të Kosovës.

Pa dashur të paragjykojmë motivet, shpresojmë se Gjykata Speciale do të tregojë respekt dhe paanësi për veprën e UÇK dhe të Kryeministrit Haradinaj, për luftën e drejtë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe të dallojë qartë viktimat nga dhunuesit e tyre.