Menu

Year: 2020

Humb betejën me Covid-19 një nga themeluesit e KASH.

Tiranë, 4 Dhjetor 2020 KASH njofton me dhimbje të thellë lajmin e hidhur se njëri nga bashkëthemeluesit e tij, Ambasador Marko Bello, u nda nga jeta pas një beteje të fortë me Covid -19. KASH i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Bello, miqve dhe kolegëve me të cilët Marko ndau ditët e përkushtimit të […]

Read More

Gëzuar Ditën e Flamurit.

Tiranë, 27 Nëntor 2020. Dita e  Flamurit është festa më madhështore  në historinë moderne të kombit shqiptar, që kremtohet me krenari, dinjitet nga të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri, por edhe kudo në botë ku ata janë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë gjen këtë rast të lumtur t’i  urojë të gjithë dhe të theksojë se 28 […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmet terroriste në Paris dhe Vjenë.

Tiranë, 3 Nëntor 2020. Ngjarjet e ditëve të fundit në Paris e Vjenë kanë shkaktuar një tronditje të thelle në mbarë botën e qyteteruar. Ato shkojnë kundër bashkëjetesës e vlerave të qyterimit dhe janë shfaqje të dhunës ekstreme, të dënuëshme për gjithsejcilin që mendon për prosperitet dhe paqe. Këshilli i Ambasadoreve Shqiptarë i dënon me […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi Planin Ekonomik dhe të Investimeve dhe Progres Raportin 2020 të Komisionit Europian për Ballkanin Perendimor  

Tiranë, më 8 Tetor 2020 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret dhe përshëndet ngrohtësisht miratimin nga Komisioni Europian më 6 Tetor 2020 të Planit gjithpërfshirës Elonomik dhe Investimeve 2021-2027 për vendet e Balkanit Perendimor. Vlen të theksohet se, tashmë, nuk bëhet fjalë më vetëm për ndihma humanitare dhe zhvillimi. Ashtu siç e theksoi më 7 Tetor […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tiranë, 5 Shtator 2020 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përcjellur me vëmendje zhvillimet rreth bisedimeve në Uashington, në mes të delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne konsiderojmë se marrëveshjet e arritura në Uashington, që kanë për synim parësor normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në […]

Read More

Mbi përgatitjet për bisedimet mbi një Marrëveshje Deti me Greqinë.

Tiranë, më 10 Gusht 2020 Nisur nga rëndësia dhe referenca e veçantë që ka për vendin tonë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje dhe përparësi demarshet më të fundit intensive të diplomacisë greke lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike detare me disa vende. Së fundmi, më 6 Gusht ajo përfundoi negociatat për […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi shpërthimin tragjik në Bejrut.

Tirane, 6 Gusht 2020. Ngjarja e dhimbshme e 4 gushtit në Bejrut, që ka shokuar në përmasat e saj tragjike gjithë opinionin botëror, po përcillet me shumë shqetësim dhe solidaritet nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë. Humbjet e jetëve, plagosjet, por edhe dëmet e mëdha materiale në qytetin e kryqëzuar nga dhimbja, janë në vëmendjen tonë, […]

Read More

Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi Presidencën Gjermane të BE-së (1 Korrik – 31 Dhjetor 2020)

Tiranë, më 2 Korrik 2020      Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet marrjen e presidencës së radhës të BE-së nga Gjermania si dhe shpreh entusiazmin për programin tërësor të kësaj Presidence. Nisur nga katalogu i gjerë me një problematikë shpërthyese për shumë çështje, si për BE-në dhe jashtë saj, kjo Presidencë nga shteti më i madh dhe […]

Read More

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Kosovë.

Tiranë, 25 Qershor 2020 Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku President i Kosovës, zt. Hashim THAÇI, ish Kryetari i Kuvendit të Kosoves zt. Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh […]

Read More

Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë Mbi rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi      

Tiranë, më 22 Qershor 2020 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) vëren me kënaqësi se kohët e fundit janë intensifikuar ndjeshëm nismat dhe veprimet politiko-diplomatike për përshpejtimin e fillimit të dialogut dhe arritjen  e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. KASH e çmon si inkurajues faktin që […]

Read More